
MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.
Pas vendimit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm për Shqipërinë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar 13 kushtet që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ndaj vendit tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në samitin e Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur 13 kushte për Shqipërinë që të përmbushen deri në Qershorin e vitit 2019.
“Të dashur miq, këtu më poshtë keni 13 kushtet e vendosura nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit 2019.
1- Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet
2-Lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht
3- Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e drogave
4-Përparimin e mëtejshëm të procesit të vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve
5- Përfundimin e dosjeve prioritare
6- Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën
7-Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara SPAK
8-BKH dhe
9- Gjykatën
10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë nivelet e larta
11- Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor
12-Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet
13-Reduktimin e numrit të azilkërkuesve
Pasi përcakton detyrimin për plotësimin e këtyre 13 kushteve, deklarata e ministrave të Jashtëm të BE thotë:
Këshilli rikujton se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave kombëtare parlamentare (pra miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare dhe mbështetjes nga Këshilli Europian) dhe kjo më pas do vijohet nga konferenca e parë ndërqeveritare (akti simbolik i hapjes së negociatave në varësi nga progresi i bërë)”, – shkruan Berisha në Facebook.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit