Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bën thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes, sipas tij tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ushtria është në kolaps të plotë, gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, ndërkohë që anijet e flotës nuk janë në gatishmëri.
Ai publikon denoncimin e një qytetari, ku thuhet se është oficerë i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas postimit të Berishës, ushtarët dhe oficerët “punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.”
Më tej qytetari shkruan se asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie./arbresh.info/

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...