Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha uroi sot nga Shkodra, ku po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për koalicionin PD-ASHM, Papën e sapozgjedhur.
“Me qindra-mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e Shenjtërisë së Tij, Papës së sapozgjedhur”, tha Berisha.
“Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë”, theksoi Kreu i PD.
“Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, nënvizoi Berisha./atsh
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas