Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në qytetin e Sarandës.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se Saranda ka sot miliona tonelata beton në të katër anët, teksa shtoi se Shqipëria Madhështore është një program për shqiptarët.
“Kjo është Saranda sot. Po ta shohësh Sarandën, ka qindra e mijëra, në mos miliona tonelata beton në të katërta anët që e rrënojnë këtë vend, këtë bukuri natyrore të pashembullt”, tha ai.
Atëherë, shtoi Berisha, “pse ne guxojmë të flasim për Sarandën madhështore? Se ne dalim para jush me një projekt të këtillë me bindjen më të thellë se, ne mund ta transformojmë, jo vetëm ta transformojmë me shpejtësi të madhe këtë gjendje. I gjithë programi ynë, ku bazohet? Në dy parime: Paratë shqiptarëve, paratë qytetarëve. E dyta, një mundësi e re për çdo shqiptar”.
Ndaj vijoi Berisha, “ftoj qytetarët e mençur të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë, të mos e gjykojnë si një projekt partiak. Të mos e gjykojnë si një projekt politik, por ta shohin konkretisht si një projekt për çdo shqiptar”.
“Kishim çuar ligjin në parlament të vendosim minimumin jetik 200 euro. Kjo tha, të çon në humnerë. Po në çfarë humnere të çon kjo? Në çfarë humnere ra Mali i Zi, që gjatë kohës që ti rrite pensionet nga 143 mijë në 173 mijë, i rriti nga 138 mijë në 450 mijë, cila është humnera? Ku ka humnerë këtu?”, u shpreh Berisha.
“Çfarë humnere pësuam ne, nga viti 2005 gjer në vitin 2013, që dyfishuam rrogat e mësuesve? Që dyfishuam pensionet e ulëta? Që dyfishuam rrogat e mjekëve dhe të infermierëve? Cila ishte humnera? Çfarë humnere pësoi Kosova që i rriti 3 muaj më parë pensionet 20%? Mori 100 milionë euro nga buxheti, ky 16, ai 100. Ai ka gjysmën e pensionistëve, gjysmën e buxhetit. 100 milionë euro i vendosi për pensionistët”, theksoi kreu i PD.
Pra, theksoi Berisha, “është koha që çdo shqiptar ta mbështesë këtë projekt. Dhe absolutisht, ky projekt do t’u çlirojë ju nga tirania e mjerimit. Tirania e mjerimit është tirania më e egër, pas asaj të luftës së klasave. Saranda, Shqipëria, një vend me pasuri përrallore nuk ka asnjë shkak, asnjë arsye, përveç vjedhjeve që i bëhen qytetarëve të përjetojnë një mjerim të tillë”.
Berisha tha se, “rrogat minimale këtu janë dy herë më të ulëta se në Rumani. Në një kohë që, Rumania në vitin 2013 e kishte rrogën 830 lei, 165 euro. Ne e kishim 220. Sot, e ka 3300 lei. E ka dy-tre fishin e rrogës sonë. Po, pse? Mendo që, ai rrogulët, vërtet bën një punë jo shumë të lartë, po ka fëmijë për të ushqyer dhe ai nuk mund të marrë një rrogë”.
Ai garantoi të gjithë shqiptarët se, në Republikën e Shqipërisë pas 100 ditëve të para nuk do të ketë rrogë nën 500 euro.
“Nuk ka madhështi, duke përçmuar, duke injoruar njerëzit tuaj në nevojë. Aty fillon madhështia, nga qëndrimi që mban ndaj tyre. Ndaj dhe ne, përveç këtyre që thashë, këtyre shtresave, pensionistëve, rrogëultëve, do t’u japim kartën e konsumatorit”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha foli për virtytin e bamirësisë, duke u shprehur se këto shtresa do t’i marrin 20% më lirë të gjitha mallrat për jetesën e tyre.
“E kemi patur ne shqiptarët. Pavarësisht ne që numërojmë virtytet vetes, por virtytin më të mirë kemi patur bamirësinë, një bamirësi fisnike që nuk e ka patur kush. Ndaj dhe ne, në respekt të këtij virtyti do bëjmë që këto shtresa t’i marrin 20% më lirë të gjitha mallrat për jetesën të tyre. Do t’u kthehet TVSH-ja në vit 450 euro. Është sa një rrogë minimale, është sa dy pensione. Dhe këtu, përveç kësaj, pensionistët kanë disa herë më shumë nevojë për ilaçe sesa të tjerët. Dhe këta, i kanë hequr një e nga një ilaçet nga lista e rimbursimeve”, tha Berisha.
“Çfarë kemi vendosur ne? Ne, do të kopjojmë një për një listën e Republikës italiane. Dhe ju garantoj ju që, ajo listë do të jetë falas për ju, njëlloj si në Itali. Ne nuk mund të arrijmë shpejt as Italinë, as Greqinë, por ne në shëndet dhe në sëmundje, do të bëjmë gjithçka, nuk do kursejmë”, tha Berisha./atsh.al
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...