Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar pamje të vizitës së ish-presidentit amerikan George H. W. Bush, ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush dhe familjes së tij në Shqipëri, 25 vite më parë. Berisha shkruan se asokohe ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhën për një vizitë miqësore në Vlorë, transmeton arbresh.info.
“25 vjet me pare, ish Presidenti George H. Ë. Bush dhe ish Zonja e pare Barbara Bush dhe e gjithe familja e tij te madhe se bashku me ish Sekretarin e Shtetit, Colin Powell erdhen per nje vizite miqesore ne Vlore. Kete vizite e ka perjetesuar shume bukur ne memorjet e saj ish Zonja e pare Barbara Bush. sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se lideri historik i PD, është shpallur para pak muajsh ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nën akuzën e korrupsionit. Ai i ka mohuar këto akuza, e madje ka ngritur një padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...