Berisha publikon denoncimin e emigrantit digjital

18:07 | 25 Prill 2016
M. A.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një mesazh të atij që e quajti emigranti digjital.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Emigranti dixhital denoncon:

Vjedhjen e madhe qe iu ben qeveria e Edvin Shullazit emigranteve shqiptar! Per me shume lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje z Berisha.Vjedhja dhe korrupsioni me i madh qe historia ka pare eshte vjedhja e kontributeve te emigranteve nga te dyja palet, itali e shqiperi , ju vidhen kompensimet, invaliditetet, dritat, uji, u merret taksa per televisionin edhe pse prej vitesh emigranti nuk eshte ne shtepi , spekullohet ne menyre te pa skrupullt mbi kamatat e dritave per ti kthyer ne debitore te pamundur te paguajne kamatat dhe debite per ti çuar drejt fatkeqesise se marrjes se shtepise, vjedhjes se shtepise. Vjedhjes se te drejtave ekonomike te emigranteve dhe fashes se pa mbrojtur duke u krijuar dopio identitet per ti mare ne emer te tij gjithshka qe i takon , sidomos demshperblimet e ishte perndjekurve politike, dhe jo vetem kaq, por paguhen edhe njeres per te ndjekur, persekutuar dhe denigruar personin qe e kane vjedhur per ta isoluar dhe eleminuar moralisht fisikisht mentalisht dhe eko nomikisht, duke patur mbeshtetjen e politikaneve te korruptuar qe e lene ne heshtje dhe pa ze, pa te drejte dhe pa liri”.

Shpërndaje në rrjete sociale