Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, deklaroi se 11 shkurti do t’i nxjerrë gjithë.
“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Më 11 shkurt, ai ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /euronews.al
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...