Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin.
Qindra qytetarë janë paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të kryedemokratit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë me dhjetëra efektivë policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.
Masa ‘detyrim paraqitje’ e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën më herët të motivuar politikisht.
Edhe vetë Berisha e ka cilësuar vendimin e SPAK si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore./A2CNN
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...