Sali Berisha thotë se protesta e studentëve është e ngjashme me atë të viteve ’90.
Sipas tij, 100 mijë student kanë zbritur në shesh kundër Ramës.
“Ngjashmëria ekziston mes dy revolucioneve, ai ishte revolucion kundër diktuarës, ky kundër kaklistokracisë, kalists, më i keqi.
Çfarë shënon kjo? Le të kthehemi te 10 ditët para.
E imagjinonin që do i kishin 100 mijë studentë në rrugët e Shqipërisë? Unë jo. Po çfarë ndodhi? Edhe atherë s’përfytyroja që studentët do ngriheshin në demonstrata.
Atëherë u ngritën se erdhi ajo që quhet ‘tipping point’, pika e vlimit.
Momenti kur ndryshimet sasiore të vogla grumbullohet dhe japin një ndryshim të madh cilësor. Kështu shpërtheu kundër regjimit në vitin ‘90, kështu shpërthyen kundër kleptokracisë sot”, tha Berisha për “A2”.
Ai përmendi me kërë rast edhe Azem Hajdarin:
“Azem Hajdari u thotë studentëve: Më besoni mua se u lë peng Kirin dhe Rudinën (fëmijët) dhe me këtë betim, ata e zgjodhën lider”.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë