Këto janë të vetmet foto që tregojnë Ish kryeministrin Sali Berisha që ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga votimet e tjera kur ai dilte para kamerave për të folur, këtë herë Berisha ruajti privatësinë. Ai është zgjedhur deputet i Partisë demokratike dhe në nder të angazhimit si lideri historik i PD, ishte vendosur në vend të sigurt në listë. Por ndryshe nga çfarë pritej, Berisha nuk është në listën e më të votuarve nga mbështetësit e Opozitës.
Në rang kombëtar ai është në vendin e 40 dhe ka marrë sa gjysmën e votave që ka fituar Agron Shehaj, kandidati më i votuar i Partisë demokratike i cili pasohet nga Belind Këllici Luciano Boci që arriti të thyejë listën dhe me 6766 votat Sali Berisha është në vendin e 40.
Në disa zona Berisha është tejkaluar edhe nga kandidatët e rinj, sic ishte Oriela Nebiaj. Ky rezultat i mjaftoi Berishës të ruante mandatin e deputetit por tregoi se mbështetja e tij ka rënë, ndërsa mendohej se mund të ishte kandidati më i votuar i Partisë Demokratike./tch/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...