Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani.
Kryetari i PD-së duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, por këtë herë A2 CNN mëson se PD u ka bërë thirrje demokratëve që në orën 9:30 të jenë në protestë para SPAK-ut.
Në mesazhin drejtuar strukturave të PD-së akuzohet SPAK si vegël e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.
“Të dashur miq. Ditën e Hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP (SPAK). Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë ..Faleminderit”, thuhet në mesazh.
Kjo është hera e dytë që Berisha do të paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.
Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë...
Mbi 1 milion shtëpi pa energji në Ukrainë pas sulmeve ruse
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...