Google ADS

Berisha: Na jepni 100 ditë për të transformuar Dibrën dhe Shqipërinë

22:54 | 5 Maj 2025
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër.

Berisha tha se, me 11 maj çdo shqiptar duhet të votojë për Shqipërinë, duhet të votojë për kombin, teksa vuri në dukje se qeverisja Rama e ka lënë vendin në mjerim në çdo drejtim.

“Edi Rama, që mashtron dhe vetëm mashtron shqiptarët, u premtoi atyre shëndetësinë falas. Sot kombi ynë, shqiptarët në Shqipëri, paguajnë në një vit 820 milionë euro për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi. Sot me qindra-mijëra shqiptarë vdesin se nuk marrin dot ilaçet që u duhen. U premtoi shqiptarëve 24 orë ujë, sot mungesa e ujit është më e madhe se kurrë në fshatrat dhe qytetet e vendit. U premtoi arsim modern, sot shkollat janë të zbrazura dhe në rrënim sa asnjëherë tjetër. U premtoi 300 mijë vende pune, përzuri vetëm në BE 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Jo vetëm kaq, por krijoi një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite drite larg halleve të qytetarëve”, tha ai.

Qeverisja Rama, vijoi Berisha, nuk do t’ia dijë se qytetarët ekzistojnë. Ata nuk duan t’ia dinë se sa të sëmurë vdesin në spitale pa ilaçe, se shëndetësia sot ka zbritur në nivelin e viteve ’60, se pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, nuk marrin dot ushqimet dhe nuk duan t’ia dinë se të rinjtë nuk kanë punë dhe duhet të largohen nga Shqipëria.

“Shqipëria nuk ka parti, Shqipëria është dheu i shqiptarëve. Kombi nuk ka parti, kombi është jeta, është ekzistenca e shqiptarëve. Pas 12 vitesh, Edi Rama në një akt të turpshëm kalon nga një shesh në një tjetër me nëpunësit e tij që i merr me autobusë dhe i shëtit me detyrim, me teza bajate, me një humor banal, me qëllim të vetëm të mos përballet me ju. Me qëllim të vetëm të fshehë vjedhjet që ka bërë”, tha Berisha.

“Jam këtu për t’u dhënë fjalën time të nderit se pas 100 ditësh, Dibra dhe Shqipëria nuk do jenë kurrë më kjo që janë sot”, deklaroi Berisha./atsh.al

Të ngjashme

Foto lajm