Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, lajmëroi sot një protestë të përgjithshme kombëtare më datën 15 mars kundër mbylljes së TikTok-ut.
Berisha e cilësoi vendimin e qeverisë për ndalimin e TikTok-ut për 12 muaj si akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTok-ut në Shqipëri.
“Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë”, tha Berisha.
Berisha rikujtoi fjalën e zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, i cili tha Berisha se, “e konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë”.
Berisha ftoi të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët “të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut dhe përmbysjen e narkodiktatorit”.
“Më datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok-ut”, tha Berisha./atsh
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...