Në përkujtimin e 27-vjetorit të rënies së regjimit komunist, Sali Berisha u shpreh se komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë super toksike.
Berisha u shpreh se kulti i Enver Hoxhës ishte qëllimi kryesor i lëvizjes antikomuniste, ndaj mjediset universitare u kërkua të zbrazeshin nga bustet dhe fotot e diktatorit.
“Lëvizja studentore u mbështet nga sindikatat dhe qytetarët. Atë ditë Ramiz Alia dha urdhër në një mbledhje ushtarake që të qëllohej mbi protestuesit. Kjo është e vërteta, që urdhri u dha, por mbetet në meritën e atyre që nuk qëlluan mbi qytetarët.Qytetarët ishin të vendosur të rrëzonin kultin e diktatorit Enver Hoxha dhe e arritën këtë”.
Berisha tha se dallimi më esencial mes Enver Hoxhës e Ramiz Alisë është se “Enver Hoxha ishte diktator me kult, edhe Ramiz Alia ishte diktator, por Ramiz Alia s’ndërtoi dot kult ndaj dhe nxori dekretin pastaj filloi stuhinë e telegrameve për të nxjerrë jashtë lojë Partinë Demokratike”.
Në aktivitetin për 27-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, mbështetur nga fondacioni “Konrad Adenauer”, një vend të posaçëm, pati pasqyrimi mediatik i 20 shkurtit.
Folën gazetarja e “Tanjug”, një gazetar italian që ishte atë ditë në shesh, Elez Biberaj i “Zërit të Amerikës” dhe Besnik Mustafaj që raportonte për “AFP”./Top Channel
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...