Këtë të premte pasdite kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në një takim me banorët dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë ku premtoi se nëse fiton në 11 maj, do të luftojë korrupsionin dhe paratë do t’ua kthejë qytetarëve.
“Ne kemi të gjithë trashëgiminë, forcën dhe vullnetin të fitojmë luftën kundër korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja dhe do t’ua kthejmë juve. Do i kthejmë në rroga, pensione, shërbime. Pra pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore ku bazohet programi ynë”, tha Berisha, duke shtuar edhe se nëse do të vijë në pushtet do të bëjë amisti dhe se do të falen gjobat e dritave dhe ujit.
“Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them. Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat i marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë”, tha Berisha.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...