Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se askush nuk mund të mendojë se ekzistojnë dy Parti Demokratike, por vetëm një.
Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u shpreh se PD është e hapur për të diskutuar me çdo anëtar.
“Së pari duhet të garantojmë demokratët në të gjitha nivelet, nga anëtari i thjeshtë deri tek deputetët dhe me radhë. Partia Demokratike është e hapur dhe me vullnet të plotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj. Jemi të hapur të bëjë gjithçka për garantimin e votës së lirë”, tha Berisha.
Ai nënvizoi se kryesia e PD-së është e shkarkuar me vendimin e kongresit të Komisionit të Rithemelimit.
“Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. PD ka institucionin e saj tashmë të plotë dhe ky është grupi parlamentar. Brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit dhe institucioneve”, tha ish-kryeministri, raporton Euronews Albania.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit