Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme përballë parlamentit.
Përmes një postimi në Facebook Berisha shkruan se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit.
“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, shkruan Berisha.
Ai ka shpërndarë dhe një video nga protesta e mbajtur këtë të hënë para parlamentit.
“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat se sa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër do të duhet t’u marrin leje ju”, shkruan Berisha në diçiturën e videos. /arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump