Thirrjen e Shkëlzen Berishës nga Prokuroria vetëm një ditë para protestës, për të dëshmuar mbi çështjen ÇEZ, Sali Berisha e ka cilësuar politike.
Berisha u shpreh se kjo është një betejë politike dhe i takon Shkëlzenit ta demaskojë Edi Ramën.
“Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Ajo ishte një përpjekje e turpshme e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e këtij vendi. Më vjen mirë që djali im të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narkoshtetin”, tha Berisha në “Zonë e Lirë”.
“Çfarë mund të bësh tjetër? Të dorëzohesh? Unë nuk mund të bëj asgjë. Ai s’ka asnjë nevojë për mua. Kapacitetet i ka kompatibël. Nëse e thërrasin në mënyrë të tupshme, ata e nderojnë. Ai do të demaskojë Edi Ramën në çdo gjë”, tha Berisha referuar të birit./Opinion.al.
PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi...
Nikolla Vujoviq ndalohet nga policia pas heqjes së shtetësis...
Evropa shënon 40-vjetorin e zonës Shengen
Zjarr masiv në një kullë në Dubai , evakuohen rreth 4000 ban...
Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari i kërkuar për tentativë vr...
Netanyahu thotë se Irani po prodhon një bombë bërthamore