Situata në Partinë Demokratike paraqitet e qetë, kur na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është personi i cili do të flasë i fundit në protestë.
Para tij, do të mbajë fjalën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në total, do të jenë 20 folës, prej tyre 4 janë deputetë, ndërsa të tjerë aktivistë të shoqërisë civile dhe personazhë publikë që i janë bashkuar thirrjes së Berishës për të marrë pjesën në protestën e sotme.
Berisha, së bashku me disa të rinj, do të nisen nga selia e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard.
Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës./euronews.al
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media