Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Diella, si dhe vendimin e sotëm të Kuvendit për ndryshimin e rregullores, i miratuar vetëm nga shumica.
Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke e cilësuar dekretin e tij si “të paprecedentë”.
“Duhet ta çojmë urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm për detyrën, të gatshëm të firmosin gjithçka. Nuk ndodh. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të ketë pasur këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit”, u shpreh Berisha.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër