Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli jashtë Kuvendit për të folur për mediat, pasi brenda nuk iu dha fjala.
Ai bëri me dije se brenda dy ditëve do të vendoset data e protestës së radhës.
Ai u shpreh se parlamenti është më monist se ai i vitit 1991 pasi nuk respektohet asnjë nen i rregullores dhe Kushtetutës.
“Parlament ku bëhet gjithçka për të shuar zërin e opozitës, vetëm e vetëm pse këta pushtetarë janë të tmerruar nga vjedhjet që po i bëjnë pasurisë publike. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, ku kreu i pseudomazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalorin më të papranueshëm, më fyes për çdo qytetar”, u shpreh Berisha.
Sipas tij parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale. /Euronews Albania/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...