Përveç Durrësit, Top Story pasqyroi edhe disa zona të tjera të rrezikshme nga plehrat siç është Berati, Rrogozhina apo Fieri. Në Berat mbetjet kanë pushtuar shtratin e lumit të Osumit, i cili me rrjedhjen e tij përhapet në të gjithë zonat përreth, deri në kanalet vaditëse bujqësore.
Një kodrinë me plehra lëshon një erë vdekjeprurëse, e cila bëhet akoma edhe më e rëndë kur bie shi.
Në qytetin e Fierit shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.
Mbetjet në këtë vend-depozitim prej 6.2 hektarësh, shkarkohen në formë kavaletash, në terren të hapur dhe hera-herës digjen duke lëshuar helme dhe era të rënda.
Trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është problem në qytetin e Fierit, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh, shumë pranë vijës ujore të Vijës së Ngjalës, aty ku toka është argjilore pa kullim dhe e parrethuar.
Miliona lekë janë shpenzuar nga kjo Bashki për hartimin e disa strategjive locale për menaxhimin e mbetjeve, por deri tani janë vetëm në letër.
Gjithashtu, i njëjti problem është dhe në Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë dhe rrethinat e saj, në mungesë të një venddepozitimi, i derdhin mbetjet në shtratin e Lumit Shkumbin. Lumenjt tanë nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë venddepozitimi më i madh i mbetjeve urbane. Askush nuk i di me saktësi shifrat, por në ujërat e lumenjëve, lundrojnë më shumë mbeturina, se sa të gjithë landfillet e tokës, të marra së bashku. E teksa këto lumenj, kalojnë afër zonave bujqësore, uji i tyre devijohet në shumë kanale, me të cilat vaditen arat, serat, platacionet me pemë frutore, madje dhe gruri nga i cili nxjerrim bukën./tch
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...