Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përmbytur rrugë, biznese e banesa në qytetin e Beratit.
Ujrat e larta të lagjeve dytësore të qytetit kanë zbarkuar drejt qendrës në rrugën kryesore dhe të vetme të tij. Banesa dhe biznese në hyrje të Beratit kanë qenë nën pushtetin e baltës dhe të ujit.
Ndërsa bizneset dhe familjarët nxjerrin me stërmundim ujin, pohojnë se është disata herë që ata përmbyten. Lagjja në hyrje të Beratit përmbytet sa herë bien reshje, për shkak të një ndërtimi të bërë mbi kolektor dhe që shkakton bllokimin e tërheqjes së ujrave.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe të pastrimit pranë Bashkisë Berat për të vënë situatën nën kontroll. Të angazhuar kanë qenë edhe punonjësit e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun e krijuar si pasojë e përmbytjeve./Top Channel
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...