Pasi vendimit të shtetit Grek për të dënuar rekrutët shqiptarë që bënë shqiponjën, me 50 ditë burg ka reaguar Ben Blushi.
Deputeti i partisë socialiste dhe themeluesi i LIBRA Ben Blushi shkruan në Facebook i revoltuar për këtë vendim duke e quajtur standard racist të ushtrisë greke pasi i dënoi rekrutët për faktin se janë shqiptarë dhe jo për veprimin që kanë bërë.
Reagimi i deputetit BenBlushi:
“STANDARTI I PADREJTË I GREQISË.
Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standart shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke. Shqipëria dhe Greqia janë antare të NATOS që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur. A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze,gjermane apo angleze?Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, cka është e padrejtë dhe e papranueshme!”,-shkruan Blushi.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës