Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.
“Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shkruan Begaj.
Në këtë mesazh, Presidenti vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpriti në besë dhe mbrojti me dinjitet të gjithë hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste”, thekson Begaj.
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...