Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mision për vendin

18:51 | 11 Dhjetor 2025
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Klodian Brahon për marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK.

Ai e cilësoi drejtimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit si një përgjegjësi të lartë dhe një mundësi për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia.

Begaj vlerësoi rezultatet konkrete të arritura nën drejtimin e Altin Dumanit. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Presidenti i uroi Brahos suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin.

” Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!’, shkruan Begaj.

Shpërndaje në rrjete sociale