Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, ku thekson rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.
Duke e cilësuar Gjermaninë si mik të besuar të Shqipërisë, Begaj shkruan se partneriteti mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej gjatë mandatit të Merz.
“Urime Friedrich Merz si Kancelari i ri i Gjermanisë! Gjermania mbetet një mik i besuar dhe mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar në udhëtimin tonë evropian. I bindur se ky partneritet do të bëhet edhe më i fortë nën udhëheqjen tuaj!”, shkruan Begaj në rrjetin social X.
Lideri konservator Friedrich Merz u zgjodh kancelari i Gjermanisë në votimin e dytë në Bundestag. Merz arriti të grumbullonte 325 vota që i dhanë atij drejtimin e qeverisë gjermane, pas dështimit të raundit të parë.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City