Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Behaj uroi Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”- shkroi Presidenti Begaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë