Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditë Botërore të të Moshuarve, ka takuar sot një grup të moshuarish në fshatin Togëz në Librazhd të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur domosdoshmërinë e një vëmendje të shtuar ndaj të moshuarve, shkruan Arbresh.info.
“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten”, ka shkruar Begaj.
Mes tjerash, Begaj ka thënë se të moshuarit e meritojnë çdo shërbim të nevojshëm pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë e vendit.
“Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore”, shkruan Begaj./Arbresh.info
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...