Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar këtë të mërkurë (24 shtator) Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë foto nga takimi, Begaj vlerëson Macron si “një mik të mirë të shqipërisë”.
“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, shkruan Macron.
Traktati i OKB-së për Detet e Hapura (BBNJ), e njohur zyrtarisht si Marrëveshja sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, Konservimin dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Diversitetit Biologjik Detar përtej Juridiksionit Kombëtar, u miratua në vitin 2022 për herë të parë dhe do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm pas ratifikimit në ditët e fundit. Marrëveshja përqendrohet te krijimi i zonave të mbrojtura detare për detet e hapura për të ruajtur shumëllojshmërinë e gjallesave detare.
Presidenti Begaj ndodhet në Nju-Jork në vazhdën e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Kreu i Shtetit, si dhe nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
/rtsh.al/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...