Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit të mërkurën në një takim nga Kryetari i Parë i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher.
Ky takim u vlerësua nga Presidenti Begaj si një sinjal pozitiv, që evidenton interesin për rritjen e nivelit të dialogut politik me Landin e Hamburgut, si dhe zgjerimin e mundësive të reja të bashkëpunimit.
Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Landet e Republikës Federale të Gjermanisë, si Bavaria, North Rhine Whestphalen dhe tani me Hamburgun.
Gjatë bisedës u vlerësua mbështetja që Gjermania dhe Landet e veçanta tregojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, në takim u nënvizua nevoja e shtimit të kontakteve dhe vizitave të ndërsjella, përfshi shkëmbimin e vizitave ndërparlamentare me Parlamentin e Hamburgut, apo midis ministrive të ndryshme. Me këtë rast, Presidenti Begaj ftoi z. Tschentscher për një vizitë në Shqipëri, ku do të diskutohen projekte konkrete të bashkëpunimit.
“Ndër fushat e bashkëpunimit u nënvizuan: tërheqja e investimeve nga Hamburgu, arsimi profesional, transporti detar dhe porti i ri i Durrësit, smart city, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, binjakëzimi me qytete shqiptare, etj. Në takim u diskutua edhe për integrimin e komunitetit shqiptar në Hamburg dhe ndihmën e dhënë nga bashkia për shoqatat që nxisin mësimin e gjuhës amtare për fëmijët shqiptarë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë takim Presidenti i Republikës u shoqërua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Adia Sakiqi, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe deputeti Ferdinand Xhaferri.
/rtsh.al/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...