Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi sot një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të Nju-Jorkut, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.
Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh, që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare.
“Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, u shpreh Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe senatores së kësaj zone, ndërsa shprehu mirënjohje për nismëtarët e kësaj shkolle dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që mbajnë gjallë identitetin e tyre.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...