Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se në samitin e sotëm të Brdo-Brijunit është theksuar se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara rreth trajtimit të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike.
“Në samitin e sotëm theksuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara trajtimit të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfida, të sigurisë të cilat kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim të ngushtë mes nesh”, tha Begaj konferencën për media bashkë me dy homologët e tij, presidenten e Sllovenisë e presidentin e Kroacisë.
Presidenti Begaj tha se Shqipëria e mbështet dialogun rajonal, duke shtuar se në këtë samit është diskutuar për sfidat aktuale të gjeopolitikës dhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
“Së bashku me presidentin e Kroacisë, dhe me presidenten e Sllovenisë organizuam samitin e procesit të Brdo Brionit në Shqipëri. Ky samit përfaqëson një platformë të rëndësishme rajonale për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve mbi të ardhmen e rajonit tonë. Bashkë me liderët e tjerë të rajonit diskutuam për sfidat aktuale të gjeopolitikës, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal. Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si elemente për ruajtjen e paqes të zhvillimit ekonomik, dhe integrimi rajonal”, deklaroi ai.
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...