Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, Presidentit hungarez, Tamás Sulyok.
Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.
Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.
Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...