Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të Bashkisë së Patosit, mori pjese dje në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” të zhvilluar në fshatin Zharrëz.
Begaj u prit nga autoritetet lokale dhe banorët e mbledhur në këtë festë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me të cilët bisedoi për rëndësinë e promovimit të traditave dhe vlerave të myzeqesë për ta bërë këtë zonë më të dashur për banorët e saj e më tërheqëse për turistët.
Begaj gjithashtu vizitoi stendat e panairit ku ishin ekzpozuar produket bujqësore, punime artizanale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale e zonës.
Në mënyrë të veçantë, presidenti përgëzoi mësuesit e të rinjtë e shkollave të zonës për punën e mrekullueshme në ngulitjen e dashurisë dhe krenarisë për rrënjët./abcnews.al
Qeveria miraton rritjen e pensioneve – ia ndan Bosnjës 200 m...
Kërcënohet U.D Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Priz...
Abdixhiku i uron mirëseardhje ish-deputetes së VV-së: Rrugën...
Çeki-Shqipëri, kush nga kuqezinjtë rrezikon ndeshjen e radhë...
Formacionet zyrtare: Sylvinho me skemë interesante për përba...
Koreja e Veriut akuzon Korenë e Jugut për lëvizjet e dronëve...