Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar në New York me Emisarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Spiropali tha se fuqizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një prioritet kryesor për qeverinë shqiptare, duke theksuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ajo ka rikonfirmuar se aleanca e Shqipërisë me ShBA-të është “e palëkundur” dhe një objektiv strategjik i politikës së jashtme të vendit.
Takimi u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin