Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme.
BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare në përballimin e sulmeve kibernetike përmes programit “Cybersecurity Rapid Response” për vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga dhe i zbatuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike e Estonisë.
I nisur pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 në rajon, ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë kibernetike përmes trajnimeve të ekspertëve, konsulencës dhe ofrimit të softuerëve të avancuar të sigurisë kibernetike, duke rritur aftësinë e Shqipërisë për të zbuluar dhe reaguar në mënyrë efikase ndaj kërcënimeve kibernetike, shkruan A2.
“Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në forcimin e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë kibernetike falë mbështetjes së Bashkimit Evropian. Siguria kibernetike është një ndër prioritetet kryesore të BE-së. Partneriteti ynë i fortë me Shqipërinë, i bazuar në ekspertizën e Akademisë së Qeverisjes Elektronike të Estonisë, po forcon qëndrueshmërinë rajonale kibernetike, kapacitetet teknike dhe bashkëpunimin në një moment kyç,” tha Ambasadori i BE-së pas takimit të sotëm me Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe Drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa./A2cnn
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit