Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me qytetarët, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe pandemia e ka thelluar më shumë krizën ekonomike.
Sipas Bashës, janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria, ndërsa shton se rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore.
Statusi i Bashës
Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.
Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterrojë.
Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.
Spiropali të martën në Athinë, ministrja për mediat greke: B...
Krejt çka dihet deri tash për sulmin në Sydney
Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan
Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi ...
“Na erdhi në maje të hundës”, debat mes banorëve të shtëpisë...
Heroi i Sidneit, identifikohet burri që rrezikoi jetën për t...