Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar panairin e hapur për Ditën e Verës në Elbasan, ku uroi për shpresë dhe optimizëm për çdo shqiptar.
“Ashtu siç çelin lulet në pranverë, çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e çdo shqiptari dhe shqiptareje”, uroi Basha.
Ai shprehu përshtypjet e tij për panairin ku tha se sektori i artizanatit, mjaltit dhe prodhimit të paneleve fotovoltaike meritojnë më shumë vëmendje nga shteti, shkruan Top Channel.
“Uroj nga zemra të gjithë ata sipërmarrës, artizanë, tregtarë të cilët çdo vit paraqesin punën e tyre në këtë panair. Kam parë një bashkim vullnetar të zonave shtëpiake që bëjnë punime dore, përparim të mirëpritur në industrinë e prodhimit dhe mbledhjes së mjaltit. Në veçanti jam i impresionuar që në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha për prodhimin e paneleve fotovoltaike, për prodhimin e energjisë”.
“Janë tre sektorë që meritojnë mbështetje të drejt për drejtë nga shteti, me ulje pse jo dhe heqje të taksave pse jo dhe subvencione për të krijuar një atmosferë sa më pozitive për prodhimin, punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve”, ka përfunduar ai.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...