Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se shpreson shumë nga qeveria e re italiane, që “t’i shpallë luftë mafias shqiptare, të lidhur me qeverinë”.
Basha rishpërndau një status në Twitter të Matteo Salvinit, liderit të Lega-s në Itali, njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i shtetit fqinj.
“Koha e mafias ka stër-përfunduar! Tani duhet të demostrojmë se shteti është më i fortë. Dua të kujtohem, në fund të udhëtimit, si njëri që më shumë se të tjerët luftoi Camorrën, ‘Ndrangheta-n dhe Mafian, duke u angazhuar në një turne, rajon pas rajoni”, shkroi Salvini në Tëitter, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Kjo deklaratë e ministrit të brendshëm italian, u shpërnda nga Lulzim Basha në Twitterin e tij, ndërsa u shoqërua edhe me entuziazëm nga ana e liderit të PD-së, që e cilësoi Salvinin si “era e ndryshimit”.
“Mirëse vjen “Era e Ndryshimit”, Matteo Salvini. Shumë shpejt edhe nga kjo anë e Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë “nxehtësinë” nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”, shkruante Basha.
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...