Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së djeshme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.
Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin e tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.
Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të pa papranueshme një fakt të tillë, dhe e ka kundështuar këtë, duke e quajtur jo normale, shkruan opinion.al.
Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin.
“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.
DEBATI
Basha: Leonardo hajde këtu!
Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.
Basha: Të lutem më lejo.
Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj
Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka
Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision televiziv. Ky është shpërdorim i medias. Po shkel rregullat.
Basha: Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen.
Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit