Partia Demokratike ka çelur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Pogradecit. Gjatë fjalës se tij kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë Rama.
“Më 25 qershor është koha që ai i rrethuari nga flluskat e vizatimeve, batutave, estradave të ngrihet në ballonin ku jeton e të largohet nga pushteti, duke i hapur rrugë Republikës së Re.
Largohu që t’i hapësh rrugë një kryeministri të thjeshtë për popullin e Pogradecit. Unë nuk do jem kryeministri i palmave, por i premtimeve dhe zgjidhjeve të halleve tuaja”,- tha Basha.
Ai i bëri thirrje sërish kryeministrit Edi Rama të përballen në televizion.
“Mbrëmë e refuzoi debatin me mua. Pse e refuzon? Ka frikë? Unë nuk do ta sulmoj fizikisht. Çfarë frike ka? I dalin të palarat, se bilanc nuk ka, 300 mijë vende pune nuk i hapi, shëndetësinë e la në pikiatë.
Nuk do debatin dhe e ka kthyer fushatën në shfaqje, vetëm me çështjet që iu interesojnë njerëzve nuk merret. Ndaj i them të mos ketë frikë, të përballet, thojani edhe ju kur të vijë këtu në Pogradec”,- tha kryedemokrati. albeu.com
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan