Në takimin me pedagogë të Korçës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri dy premtime kryesor, të cilat sipas tij do të ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin arsimor. Së pari rritja e pagave.
Basha: Është një turp i madh niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë. Dua t’ju garantoj se hapi i parë do të jetë që për universitetet publike do të nisim menjëherë me rritjen e pagave dhe vendosjen e pagës minimale. Rritje që do të vazhdojë për gjatë 4-vjeçarit dhe është e buxhetuar në planin tonë të punës
Zotimi i dyte i kryedemokratit ishte zhbërja e ligjit të arsimit te lartë.
Basha: Parimi parë dhe kryesor i ligjit të ri të arsimit të lartë që të hartohet ne konsulencë me grupet e interesit do jetë parimi i decitralizimit dhe autonomisë. Parimet s’ka pse i shpikim janë në Europë, mjafton t’i përshtasim.
Demokratët parashikojnë të dyfishojnë buxhetin për arsimin e lartë nëse vijnë në pushtet. Përkthyer ne shifra, në total sipas Bashës planifikohet një shtesë prej 75 milion euro. Rritja pagash kryedemokrati premton edhe për bluzat e bardha, por në familjen e një mjeku ne pension shqetësmi kryesor ishte situata e covid, transmeton tch.
Basha: Çdo ditë këtë deklarojnë 1500, 2000, 3000 maksimumin i testimeve që kanë bërë ndërkohë që përllogaritet që numri real i infektimeve të jetë minimalisht 6 mijë apo 7 mijë. Dhe kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një faturë që shkon në dhjetëra milionë euro të nxjerra ose nga kursimet e fundit ose familje të zhytura në borxh. Një nga hapat e parë qe do hedhim paketë standarte rimbursimi pë rata që kanë kaluar covidin dhe sot janë në covid të dytë ekonomik dhe psikologjik…
Basha: Meqë s’kemi ceremonira do te shkoj direkte tek preference ime qe është lakrori I famshëm. ky me domate me qepe është i preferuari im,
Pasi shijoi lakrorin, Basha mbylli turin e takimeve ne juglindje më fermerët korcarë, të cilëve u ripërsëriti zotimin se qeveria e tij do tu japë 100 milion euro subvencione, ndërkohë mbështetje te fortë do ketë sektori i agroturzimit.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...