Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, vetëm disa minuta pas përfundimit të protestës në Rrugën e Kombit, kundër taksës së kalimit në të, nga ana e banorëve të zonës së Kukësit.
Basha tha se ky ishte zëri i revoltës ndaj përbuzjes së popullit dhe zhvatjes së tij nëpërmjet taksave, për t’u pasuruar qeveritarët.
“Edi Rama vuri një nga tarifat më të larta në Europë, për kalimin e Rrugës së Kombit. Ai e vendosi këtë tarifë me dhunë, me dhunën e kartonëve në parlament, me dhunën e policisë dhe me dhunën e të gjithë shtetit, për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve të tij. Prtotesta e sotme ishte një revoltë popullore ndaj padrejtësive dhe vjedhjes së qytetarëve. Ky është populli që Rama përçmon dhe kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston. Ky është populli që Rama tha të enjten se nuk ngrihet dhe nuk proteston. Qytetarët sot i thanë ‘Ndal!’ Edi Ramës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, i kërkoj Edi Ramës:
– Të pezullojë menjëherë tarifën për kalimin në rrugën e Kombit.
– Të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj protestuesve të sotëm”, tha Basha në deklaratën e tij./Top Channel
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...