Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon takimet e tij intensive për të ftuar sa më shumë përkrahës në protestën antiqeveritare të opozitës më 18 shkurt.
Të enjten ai takoi qytetarë të njësisë 4 në Tiranë. “Njerëzit po vrasin frikën dhe me kurajo po bashkohen me njëri-tjetrin për të ndarë të gjithë së bashku hallet dhe brengat që i kanë vënë përposhtë një nga një.
Secili ka patur hallin e tij apo të saj të papunësisë të shkarkimit arbitrar nga puna, të mbylljes së biznesit të vogël, të shëndetësisë në kolaps, të arsimit që nuk ofron asgjë për fëmijët e shqiptarëvet” u tha zoti Basha banorëve. Sipas tij protesta e datës 18 shkurtit vjen si mposhtje e frikës ndaj shtypjes dhe arrogancës së pushtetit përmes instrumentit më demokratik të qytetarëve: manifestimit paqësor mbarëpopullor.
“Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm, një madhështi që vjen nga bashkimi i qytetarëve, por po kështu do të jetë një rast edhe për ti treguar botës mbarë qytetarinë tonë, me një protestë paqësore, demokratike, por të vendosur deri në realizimin e objektivave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme” premtoi kreu i PD Basha.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje