Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se janë miratuar vendime që do t’i japin mundësinë çdo demokrati të japë kontributin e vet në një proces që do transformojë këtë parti.
I pyetur për deklaratat e Arben Imamit, Basha tha se debatet ishin konstruktive.
“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve te kryesisë.
Falënderoj anëtarët e kryesisë për përgjegjësinë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme, gjithë anëtarësinë e PD që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda PD por si një proces nga i cili do lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar.
Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët” – tha Basha./LAPSI.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...