Kreu i PD, Lulzim Basha para të rinjve në Korçë premtoi se paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij do të jetë 300 euro në muaj.
Sipas Bashës, kjo pagë minimale jo vetëm që do të sigurojë mbijetesën, por do të jetë edhe një shtysë për konsumin. Po ashtu kreu i PD tha se do të ketë një harmonizim të uljes së taksave me pagën minimale, duke sjellë përfitime në biznese.
Basha: Do të ketë një pagë minimale në vend. Të jeni të sigurt që përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave do të harmonizohet me këtë pagë që e kam deklaruar që do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes 300 euro.
Jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por kjo është edhe një shtysë për konsumin.
Një paga minimale është 230 mijë lekë çfarë konsumi do të ketë, bukë dhe djathë dhe marmelatë. Pra ekonomia është një zinxhir ku hallkat të ndryshme tërheqin njëra tjetrën. Paga minimale prej 300 euro është edhe një nxitje për konsumin./oranews
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...