Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë kundër projektit klientelist të kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij ai ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen ditën e nesërme protestës studentore para parlamentit dhe të nisin betejën për rrëzimin e së keqes.
“Edi Rama qëndron pas supervjedhjes së 40 milionë eurove, po ashtu edhe pas kompanisë së falsifikuar është sërish Edi Rama. Ai është po kështu ai që bëri të mundur ndryshimin e një plani urbanistik. Ndryshimi i planit urbanistik në pjesën e Unazës së Re, ka zhvendosur lanin për të zhvendosur 200 familje për të mbrojtur pronën e Edmond Begos, lidhja e gushtë e Taulant Ballës. 140 mijë të rinj dhe qindra mijëra të tjerë nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar. Këta duhen çuara para drejtësisë nga i pari tek i fundit. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo katrahurë është përballja totale. Nuk ka asnjë rrugë tjetër., përveç përballjes totale me të gjitha format dhe mënyrat. Rama e pa sot në Vlorë se askush nuk e beson më. Ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër me studentët para kuvendit. e vetmja shpresë e kësaj bande hajdutësh është të helmojnë shqiptarët. I ftoj të gjithë shqiptarët që të nisim nesër një rezistencë për tu përballur dhe për rrëzuar të keqen”.
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër