Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur para protestuesve të shumtë të mbledhur para godinës së Kryeministrisë.
Basha është shprehur se prania e shumtë e protestueseve tregon se shqiptarët nuk i mbyllin sytë para drogës dhe krimit.
“Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi europianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës.
Kohë më parë popullit ju premtuan vende pune. Të vetmet që u hapën janë ato në fushat e drogës. Kohë më parë këtij populli ju premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që kjo qeveri solli është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre.”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1893653797352459/
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante