Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës.
Sipas tij, këto veprime përbëjnë një provokim të radhës ndaj popullatës shqiptare.
“Demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Ai i ka cilësuar këto veprime si të papranueshme dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar se ato rikthejnë një klimë frike dhe pasigurie në rajon.
“Prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi mbi popullatën shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje”, ka shtuar ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...